SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, qeveria: Kritikat i mirëpresim dhe do përpiqemi t’i korrigjojmë veprimet

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, qeveria: Kritikat i mirëpresim dhe do përpiqemi t’i korrigjojmë veprimet

Kosova E Premte, 12 Shtator 2025 15:47 Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeziu shprehet se qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka ndërmarrë veprime që kanë pasur qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Ai shkruan gjithashtu se kritikat e Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, kanë ardhur pasi ky institucion ka cënuar karakterin demokratik të republikës së pavarur. Kryeziu shton gjithashtu se Qeveria Kurti është e para që ka përmbushur mandatin e plotë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Reagimi i Kryeziut: Qeveria jonë ka qenë e para që ka përmbushur mandatin e plotë që...