Humbi jetën nga shtylla e dëmtuar, dalin pamjet nga tragjedia që i mori jetën 42-vjeçarit në Durrës

Humbi jetën nga shtylla e dëmtuar, dalin pamjet nga tragjedia që i mori jetën 42-vjeçarit në Durrës

Një ditë pas ngjarjes tragjike në lagjen nr. 5 të Durrësit, Top Channel ka siguruar pamjet e momentit kur 43-vjeçari Bardh Kaloshi bie në kontakt me energjinë elektrike, sapo prek një shtyllë ndriçimi publik. Ai humbi jetën pak minuta më vonë. Kaloshi, baba i tre fëmijëve, po shkonte në punë mëngjesin e djeshëm, rreth orës 06:40, kur ndodhi incidenti. Në video shihen momentet dramatike kur ai prek shtyllën dhe më pas rrëzohet në tokë, ndërsa disa qytetarë që tentuan ta ndihmojnë u tërhoqën, pasi ndjenë goditje elektrike edhe vetë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i tragjedisë ka qenë dëmtimi i izolimit të kabullit të brendshëm në majë të shtyllës, që në kontakt me ujin ka përçuar rrymën në trupin metalik. Policia ka marrë në...