“Të dënohet me vdekje”, Trump konfirmon: Arrestohet autori i vrasjes së Charlie Kirk

“Të dënohet me vdekje”, Trump konfirmon: Arrestohet autori i vrasjes së Charlie Kirk

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se autori i dyshuar i vrasjes me armë të aktivistit konservator, Charlie Kirk, është arrestuar. Gjatë një prononcimi për Fox News, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se autori ishte dorëzuar tek autoritetet nga një person i afërt me agresorin. “Ai që e njohu atë ishte një besimtar, një pastor”, u shpreh Trump. CNN, duke cituar disa burime pranë hetimeve, raporton se autori i dyshuar po merret aktualisht në pyetje nga hetuesit. Presidenti amerikan tha se shpreson që vrasësi të marrë dënimin me vdekje. “Kirk ishte një njeri i mirë dhe nuk e meritoi këtë që ndodhi. E kisha si djalin tim”, shton Trump, ndërsa nënvizon se në përpjekjet për dorëzimin e autorit në duart e policisë...