Goditet një rast kontrabande në Kukës, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova

Goditet një rast kontrabande në Kukës, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova

Vijojnë kontrollet intensive të Policisë Kufitare për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme në zonën kufitare me Kosovën. Një 53-vjeçar nga Rahoveci ka rënë në prangat e Policisë pas kalimit të paligjshëm të kufirit dhe transportimit të mallrave ushqimore pa dokumentacion të rregullt. Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e Policisë Kufitare në Shishtavec kanë ndaluar në fshatin Pakisht një automjet tip kamionçinë, që drejtohej nga shtetasi S. V. Gjatë kontrollit, në mjet u gjetën produkte ushqimore të pa shoqëruara me faturë tatimore, të cilat dyshohet se ishin futur kontrabandë në territorin shqiptar. Në përfundim të veprimeve hetimore, 53-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”. Automjeti dhe mallrat e sekuestruara janë marrë në cilësinë e provës...