Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rubin dëshmon në gjyqin e Thaçit, ish-ndihmës sekretari amerikan: Kam shumë për të thënë
Ish-ndihmësekretari amerikan i Shtetit, James Rubin do të jetë i pranishëm si dëshmitar në seancat gjyqësore në Dhomat e Specilizuara në Hagë për rastin e ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Senacat e mbrojtjes së Thaçit do të nisin në 15 shtator ndërkohë lajmin e ka bërë të ditur vetë Rubin. “Do të jem në Evropë sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që i ndihmoi ish-kryediplomates së ndjerë amerikane Madeleine Albrightit në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte. Kjo nënkupton se do të kthehem përsëri në fillim dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme”, tha Rubin. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti...