Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot për shtetin palestinez, Hamasi përjashtohet
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë këtë të premte një rezolutë të propozuar nga Franca dhe Arabia Saudite, e cila synon ringjalljen e zgjidhjes me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve, duke përjashtuar Hamasin nga procesi politik. Dokumenti përfshin dënimin e sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023, kërkon lirimin e të gjithë pengjeve dhe bën thirrje për përfundimin e luftës në Gaza. Në deklaratë theksohet se Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në territor dhe të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez, me mbështetje ndërkombëtare, si hap drejt krijimit të një shteti sovran dhe të pavarur palestinez. Rezoluta kërkon gjithashtu “veprim kolektiv për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të arritur një zgjidhje të drejtë, paqësore dhe...