Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dënoi sulmet e fundit kundër kryeqytetit të Katarit Doha, por nuk e përmendi Izraelin në deklaratën e miratuar nga 15 anëtarët. Izraeli synoi të vriste liderët politik të Hamasit në sulmin e së martës, duke përshkallëzuar operacionin ushtarak. Shtetet e Bashkuara që zakonisht shërbejnë si mburojë e Izraelit në OKB, e mbështetën deklaratën e Këshillit të Sigurisë që mund të miratohet vetëm me konsensus, çfarë reflekton pakënaqësinë e Trumpit me sulmin. “Bombardimet e njëanshme brenda Katarit, një shtet sovran që punon fort dhe me guxim për të ndërmjetësuar paqen, krah SHBA, nuk çon përpara interesat e Izraelit apo Amerikës. Thënë kjo, është e papërshtatshme për çdo shtet anëtar të përdorë këtë për të vënë në dyshim angazhimin e...