Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bllokohet eksporti, specat ngelen pa vjelur në Divjakë
Fermerët në Divjakë nuk po vjelin prodhimin e specave këtë sezon. Perimet nuk merren nga pikat e grumbullimit. Eksporti është bllokuar pasi një ngarkesë me speca u bllokua pak ditë më parë në Slloveni. Prodhuesit kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të zgjidhur këtë situatë. Ata thonë se janë këshilluar me ekspertët e bujqësisë për pesticidet që përdoren dhe shprehen se prodhimi është i sigurt. Nga Divjaka eksportohen çdo vit mijëra ton speca që shkojnë kryesisht në vendet e Bashkimit Europian.