Publikohet videoja e vrasësit të Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e qytetarëve, jep 100 mijë dollarë shpërblim

Publikohet videoja e vrasësit të Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e qytetarëve, jep 100 mijë dollarë shpërblim

Zyrtarët amerikanë kanë lëshuar një apel urgjent për ndihmë nga publiku, ndërsa vazhdojnë kërkimet për autorin e sulmit ndaj aktivistit konservator Charlie Kirk, duke publikuar video dhe foto të reja nga vendi i sulmit në Utah. Më shumë se 24 orë pas ngjarjes, guvernatori i shtetit, duke u shfaqur së bashku me drejtorin e FBI-së dhe zyrtarë të tjerë në një konferencë për shtyp tha se duhet sa më shumë ndihmë të jetë e mundur. “Nuk mund ta bëjmë punën tonë pa ndihmën e publikut. Na duhet sa më shumë ndihmë. Çdo video apo fotografi që mund të keni, duhet të na e dërgoni”, tha guvernatori i Utah, Spencer Cox. 100 mijë dollarë është shpërblimi që është vendosur për këdo që do të japë informacione...