Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ Aksidenti tragjik në Itali, identifikohet 18-vjeçari shqiptar që humbi jetën, po ndiqej nga policia! Pamjet tronditëse
Identifikohet 18-vjeçari shqiptar që humbi jetën tragjikisht rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në Bolonja të Italisë, teksa policia po e ndiqte pas vjedhjes së një makine “Audi” në zonë. Viktima është identifikuar si Valjero Maksuti, i cili ishte i skeduar me precedentë penalë të mëparshëm sipas autoriteteve italiane dhe mediave. I plagosur rëndë ka mbetur shoku i tij 19-vjeçar, që ishte pasagjer në makinë, pa precedentë penalë. LEXO EDHE: Itali/ Në ndjekje nga policia, makina përplaset me shtyllën, vdes 18-vjeçari shqiptar, plagoset shoku i tij! Mjeti rezultoi i vjedhur Mjeti me shpejtësi skëterrë u përplas me një shtyllë elektrike menjëherë pasi semafori doli në jeshile. Makina pas përplasjes u nda në “një mijë copa”, thanë autoritetet, teksa mediat publikuan edhe pamje nga vendngjarja dhe pasojat....