VIDEO – Kuvendi i ri nis punimet me përplasje që në seancën e parë, Berisha zë foltoren e parlamentit

VIDEO – Kuvendi i ri nis punimet me përplasje që në seancën e parë, Berisha zë foltoren e parlamentit

Seanca e parë e legjislaturës XI-të e gjeti Kuvendin me të njëjtin tension politik. Partia Demokratike, tashmë edhe më e ‘rrudhur’, me vetëm 50 deputetë, shkoi në Kuvend më të njëjtat akuza të vjetra, se zgjedhjet ishin farsë, por në sallë u kthyen me argumentin se do të mbrojnë interesin e qytetarëve. Socialistët për herë të parë u ulën edhe djathtas, pas fitores së thellë me 83 mandate. Seanca u drejtua edhe nga deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të moshuar. Ai kërkoi bashkëpunim nga opozita, për të çuar para procesin e integrimit të cilin e quan një mision kombëtar. Seanca zgjati vetëm 24 minuta, ndërsa opozita u kthye te strategjia e vjetër...