Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Po e ndiqte policia, 18-vjeçari shqiptar përplaset më shtyllën, humb jetën
pamje nga aksidenti ITALI- Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë një ndjekje policore në Bolonja. Së bashku me shokun e tij 19-vjeç, po ashtu nga Shqipëria, ata u përplasën me një shtyllë ndriçimi dhe disa makina të tjera, për t’i shpëtuar policisë. Sipas mediave italiane, dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një makinë të vjedhur në momentin që u pikasën nga policia. Makina e policisë u afrua për inspektim teksa automjeti ishte ndaluar në semafor të kuq, por dy të rinjtë shtuan shpejtësinë për t’iu larguar ndjekjes, e cila zgjati për disa minuta. Duke pasur parasysh shpejtësinë e lartë, makina e patrullës nuk mundi që të ndalonte të rinjtë, dhe e gjetën mjetin të përplasur në një shtyllë. Dy të rinjtë u ndihmuan menjëherë;...