Akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile, arrestohet një shtetas në Kosovë

Akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile, arrestohet një shtetas në Kosovë

Autoritetet në Kosovë njoftuan se është arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë. Prokuroria Speciale e identifikoi të arrestuarin me inicialet R.D., por nuk dha hollësi të tjera për këtë rast. “R.D. është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë”, tha Prokuroria Speciale. Ky institucion shtoi se së bashku me Policinë e Kosovës po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast. Së voni, Prokuroria Speciale ka ngritur disa akuza për krime që janë kryer gjatë luftës më 1998-99. Në gusht, ajo madje ka dorëzuar në gjykatë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të...