Kërcënohet në rrjetet sociale ministri grek, arrestohet 52-vjeçari

Kërcënohet në rrjetet sociale ministri grek, arrestohet 52-vjeçari

Një 52 vjeçar grek, përdorues i rrjeteve sociale është arrestuar pasi është paditur se ka kërcënuar Ministrin grek të shëndetësisë Ádhonis Georgiádis. Ky i fundit ka paraqitur një padi kundër përdoruesit të platformës X, me emrin “Christos Sidiropoulos”, pasi u bë shënjestër e kërcënimeve në internet. Sipas njoftimit të bërë nga vetë ministri përmes një postimi, disa përdorues të rrjetit e sulmuan duke përdorur imazhe të linçimit të një zyrtari të Nepalit. Një prej tyre, me profilin “Christos Sidiropoulos”, kaloi kufijtë e tolerancës dhe për pasojë u padit nga Georgiádis. Padia çoi në arrestimin e personit, që akuzohet për nxitje në kryerjen e veprave penale, kërcënim dhe fyerje të përsëritura përmes internetit ndaj një personi politik. “Liria e fjalës është e panegociueshme, por si çdo...