Takim Kosovë-Serbi në Bruksel: Pa përparim, vetëm akuza

Takim Kosovë-Serbi në Bruksel: Pa përparim, vetëm akuza

Pamje nga takimi në Bruksel BRUKSEL- Pa ndryshim në qëndrime të palëve dhe pa përparim, u zhvillua në Bruksel një raund tjetër bisedimesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e të ngarkuarit të BE-së për dialog, Peter Sorensen. Pala kosovare vazhdon të insistojë në zbatimin në tërësi të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq, pala serbe ka kërkuar që fillimisht të zbatohet pjesa e marrëveshjes që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kosova kërkon progres për themelimin e një komisioni të përbashkët Kryenegociatori i Kosovës,  Besnik Bislimi, tha se ai ka kërkuar që fillimisht të "ketë progres në themelimin e komisionit të përbashkët për personat e zhdukur me forcë”, dhe sipas tij, "Serbia është tërhequr nga marrëveshja për termat e referencës të cilën e kemi...