Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë

Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë

Kronikë E Premte, 12 Shtator 2025 11:55 Aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës vijon me intensitet përgjatë bulevardit kryesor, një nga arteriet më të rëndësishme të jetës urbane në qytet. Strukturat përkatëse të bashkisë, në bashkëpunim me policinë bashkiake, po ndërhyjnë për të larguar zëniet e paligjshme që pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve dhe deformojnë hapësirat publike. Qëllimi i këtij operacioni është rikthimi i bulevardit si një zonë funksionale dhe estetike për qytetarët dhe vizitorët. Pjesë e lirimit janë zaptimet e paligjshme nga biznese, tavolina, kioska, apo struktura të improvizuara që janë ngritur pa leje në trotuare. Aksioni nisi në “Lungomare” dhe tashme po vijon në të gjithë qytetin.