Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Rama 4”/ Kryeministri mbërrin në presidencë, pritet nga Begaj
edi rama ne presidence TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë, ku është pritur nga Bajram Begaj, për t'i dhënë mandatin për qeverinë e katërt. Takimi mes dy krerëve të shtetit shënon hapin formal që i paraprin nisjes së punës nga kabineti i ri qeveritar, i cili pritet të miratohet më pas në Kuvend. Kuvendi do të mblidhet sërish pasditen e sotme, ku do të bëhet dhe betimi i 140 deputetëve, pas verifikimit nga Komisioni i Mandateve.