Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tre deputetet më të reja, Marjana Koçeku, Klodiana Çapja dhe Zegjine Çaushi në detyrën e parë parlamentare
Ka nisur sot legjislatura e 11-të e Kuvendit të Shqipërisë, me një përbërje të re ku spikatin 53 deputetë socialistë që marrin për herë të parë mandatin. Edhe pse të paprovuar në garë elektorale, shumica prej tyre vijnë me eksperiencë të konsiderueshme në fusha të ndryshme, si ish-ministra, zëvendësministra, drejtues vendorë apo figura të njohura të administratës publike dhe sektorëve profesionalë. Seanca konstituive po drejtohet nga deputeti i qarkut Sarandë, Vasil Llajo, i cili, sipas rregullores, mori drejtimin përkohësisht pas refuzimit të dy deputetëve më të vjetër në moshë. Ndërkohë, sipas nenit 1, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, tre deputetët më të rinj në moshë caktohen për të ushtruar detyrën e Sekretarisë së Përgjithshme gjatë procesit të verifikimit të mandateve. Bazuar në listën e...