Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Projektligji për barazinë gjinore, 911 milionë lekë kosto në një dekadë
Shqipëria vijon të përballet me boshllëqe të dukshme në arritjen e barazisë gjinore, siç thekson Raporti i Komisionit Evropian 2024, ku evidentohen mangësi në përfaqësimin e grave në politikë, në tregun e punës dhe në harmonizimin e kuadrit ligjor me standardet e BE-së.Projektligji i ri për barazinë gjinore, i cili është ende në diskutim në Kuvend, synon t’i japë zgjidhje këtyre problematikave përmes një kornize të re ligjore dhe mekanizmash të detajuar zbatimi.Ndikimi financiar i kësaj nisme përllogaritet në rreth 911 milionë lekë për periudhën 2025–2034, ose rreth 0.03% të PBB-së, shpenzime që do të mbulohen kryesisht nga buxhetet ekzistuese të institucioneve publike.Kostot lidhen me ngritjen e strukturave funksionale për barazinë gjinore, trajnimin e administratës publike, ekspertizë të jashtme, analiza dhe fushata ndërgjegjësimi. Në këtë...