Arrestohen babë e bir në Krujë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen babë e bir në Krujë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Në lagjen “Derede” të qytetit të Krujës, babë e bir, 44 dhe 22 vjeç, janë arrestuar për dhunë në familje dhe kërcënim me armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë, 44-vjeçari ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur, ndërsa posedonte pa leje një armë kallashnikov dhe municion luftarak. Djali i tij u arrestua gjithashtu, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij. Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi 1 armë kallashnikov, 2 krehra dhe municion, të cilat 44-vjeçari i kishte pa leje. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje.    Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur...