37% e foshnjave nën 5 muaj ushqehen vetëm me gji, Shqipëria pa përparim në këtë drejtim

37% e foshnjave nën 5 muaj ushqehen vetëm me gji, Shqipëria pa përparim në këtë drejtim

Vetëm 37% e foshnjave në Shqipëri ushqehen ekskluzivisht me gji në 5 muajt e pare të jetës për periudhën 2017-2024 sipas të dhënave të raportit të 2025-s “Ushqyerja për fitim. Si mjediset ushqimore po dështojnë me fëmijët” të publikuar nga UNICEF.Të dhënat e fundit globale për ushqyerjen e fëmijëve tregojnë se Shqipëria nuk ka bërë përparim (no progress) drejt objektivave të vitit 2030 për ushqyerjen me gji të foshnjave. Edhe për periudhën 2005-2012 niveli i ushqyerjes me gji për foshnjat nën 5 muajsh ka qenë 37% e tyre.Sakaq Shqipëria rezulton larg mesatares globale dhe të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore. Në rang botëror mesatarja globale e ushqyerjes ekskluzivisht me gji për foshnjat deri 5 muajsh është 48% dhe 35% është niveli mesatare në Europën Lindore...