Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sekretet e fundit të Giorgio Armanit, zbulohen dhe publikohen dy testamentet e tij të shkruara me dorë
Pas vdekjes së ikonës së modës, Giorgio Armani, dy dokumente të shkruara me dorë, të cilat ai i kishte lënë si testamente sekrete, janë hapur dhe publikuar. Njëri testament daton 15 mars, ndërsa tjetri 5 prill. Të dy dokumentet u hapën zyrtarisht nga noteria Elena Terrenghi më 9 shtator, duke hedhur dritë mbi dëshirat e fundit të stilistit për trashëgiminë e tij. Arrmani, i cili ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, menaxhoi me kujdes pasurinë e tij gjatë gjithë jetës. Testamentet e tij të fshehta, të cilat ai i dorëzoi mes marsit dhe prillit, kishin si qëllim të siguronin të ardhmen e “Giorgio Armani” grupit dhe të vendosnin në qendër të saj Fondacionin Armani. Ky fondacion u krijua një dekadë më parë me partnerin e tij...