Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trazirat në Nepal, të paktën 51 të vrarë/ Mbi 12,500 të dënuar arratisen nga burgjet
Të paktën 51 persona janë vrarë këtë javë në Nepal gjatë protestave kundër bllokimit të rrjeteve sociale në vend dhe kundër korrupsionit, si dhe gjatë trazirave që çuan në rrëzimin e qeverisë, sipas burimeve policore. “Sipas të dhënave zyrtare, të paktën 51 persona kanë humbur jetën gjatë trazirave, përfshirë 21 protestues dhe 3 pjesëtarë të forcave të rendit,” deklaroi për Agjencinë Franceze të Lajmeve një zëdhënës i policisë, Binod Yimire. “Sipas të dhënave tona, rreth 13.500 të burgosur kanë arritur të arratisen. Disa prej tyre janë kapur sërish, por 12.533 janë ende në arrati,” shtoi ai. Trazirat, të cilat konsiderohen ndër më të përgjakshmet që nga heqja e monarkisë në vitin 2008, nisën të hënën, kur policia hapi zjarr ndaj protestuesve të rinj, duke shkaktuar...