Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Plane për grusht shteti në Gjermani, padi kundër “separatistëve saksonë”
Ata po përgatiteshin për ndërrim pushteti me dhunë në Gjermani me ushtrime paraushtarake. Tani, Zyra e Prokurorit federal do të nxjerrë në gjyq tetë “Separatistë saksonë”. Dhjetë muaj pas shpërbërjes së grupit neonazist “Separatistët saksonë”, Zyra e Prokurorit Federal ka ngritur akuza kundër tetë anëtarëve të dyshuar. Sipas prokurorit më të lartë të Gjermanisë, ideologjia e grupit karakterizohej nga ide raciste, antisemite dhe, pjesërisht, apokaliptike. “Anëtarët e tij ishin të bashkuar nga një refuzim i thellë i rendit liberal dhe demokratik të Republikës Federale të Gjermanisë”, sipas Zyrës së Prokurorit Federal. Grupi, i themeluar në vitin 2020, dyshohet se planifikonte të pushtonte territore në Gjermaninë lindore me forcën e armëve në një “ditë X” të paspecifikuar për të krijuar atje një shtet të orientuar te nacionalsocialistët. “Për më...