Hetuesit kërkojnë ndihmën e publikut për kapjen e vrasësit të dyshuar të Kirkut

Hetuesit kërkojnë ndihmën e publikut për kapjen e vrasësit të dyshuar të Kirkut

Hetuesit që po kërkojnë personin e dyshuar për vrasjen e aktivistit konservator amerikan, Charlie Kirk, kanë kërkuar ndihmën e publikut për kapjen e tij. Kirk, 31-vjeçar, aleat i presidentit amerikan, Donald Trump, u qëllua për vdekje teksa po i adresohej një turme në një universitet në Utah të mërkurën. Qindra agjentë nga 20 agjenci të zbatimit të ligjit janë duke mbledhur të dhëna për të identifikuar të dyshuarin, por gjatë një konference për media të enjten mbrëma, autoritetet i bënë thirrje publikut për ndihmë. “Nuk mund ta bëjmë punën tonë pa ndihmën e publikut”, tha guvernatori i Utahs, Spencer Cox për gazetarët, duke shtuar se kanë pranuar më shumë se 7.000 informacione për këtë rast. “Na duhet sa më shumë ndihmë. Çdo video apo fotografi...