Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
FBI publikon pamjet nga vrasja e Charlie Kirk/ Atentatori zbret nga çatia dhe zhduket drejt pyllit
FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i armatosur duke kërcyer nga çatia e një ndërtese në Universitetin e Luginës së Utah përpara se të ikë në një zonë të pyllëzuar. Të shtënat ndodhën pak pas orës 12:20 të pasdites sipas kohës malore të mërkurën, kur i dyshuari qëlloi me një plumb të vetëm nga çatia e një ndërtese kampusi që e goditi Kirkun në qafë ndërsa ai i drejtohej një audience studentore. Videoja e publikuar së fundmi tregon atentatorin duke vrapuar nëpër çati, duke zbritur poshtë ndërtesës – duke lënë pas gjurmë pëllëmbësh, njolla që besohet se përmbajnë ADN dhe një gjurmë këpuce, sipas FBI-së. I dyshuari shihet më pas duke vrapuar...