Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ceferin paralajmëron Serbinë nga Tirana për ndeshjen e 11 tetorit: T’i heqim “qafe” idiotët
Adriatik BALLA Ndeshja kthyese ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet më 11 tetor. Federata e Futbolli e Serbisë ndeshjen ndaj Shqipërisë vendosi ta organizojë në stadiumin e Cërvena Zvezdës “Rajko Mitiç” të Beogradit. Kapaciteti i stadiumit ish-“Marakana” është 51 mijë e 755 ulëse. Për ndeshjen, që vlerësohet e rrezikshmërisë së lartë, ka folur të enjten Aleksander Çeferin. Ai theksoi se njerëzit që e përdorin këtë lojë për të përhapur idetë e tyre të padobishme duhet të qëndrojnë larg futbollit. “Mesazhi im, jo vetëm për një ndeshje të caktuar, por për të gjithë është se futbolli dhe sporti duhet të jenë gjëja që bashkon njerëzit dhe jo ajo që i ndan. Duhet të përpiqemi të heqim qafe këta ‘idiotë’ që përdorin futbollin për ideologjitë e...