Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit të saj të tretë, duke zbuluar se shtatzënia e tij nuk ishte e zakonshme, por e realizuar përmes procesit IVF (fertilizimi in vitro). Emina tha se nuk kishte pasur probleme shëndetësore për të sjellë në jetë dy vajzat e saj, por për fëmijën e tretë kishte një dëshirë të veçantë: të ishte djalë. Ajo pranoi se edhe bashkëshorti i saj ndante të njëjtin mendim, megjithëse në fillim kishte hezituar. “E ndjeva që edhe e treta do të ishte vajzë dhe i thashë burrit të bëjmë IVF për të zgjedhur gjininë. Ai në fillim tha se nuk e di… por një natë vendosi: do ta provojmë....