Përmbytje tragjike në Bali: 14 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Përmbytje tragjike në Bali: 14 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Bali të Indonezisë, pas përmbytjeve më të rënda që ishulli ka përjetuar në një dekadë. Shirat e rrëmbyeshëm bënë që lumenjtë të dilnin nga shtrati, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke detyruar qindra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Dy persona rezultojnë ende të zhdukur në Denpasar, ku janë regjistruar edhe tetë nga viktimat. Autoritetet raportojnë se rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar rrugët kryesore, ndërsa të paktën dy ura janë dëmtuar rëndë. Në disa zona, rrjedha e ujit ishte aq e fuqishme sa edhe kamionët e shpëtimit e kishin të vështirë të kalonin. Presidenti Prabowo Subianto shprehu ngushëllimet e tij dhe kërkoi veprim të menjëhershëm nga agjencitë përkatëse për t’i ardhur në ndihmë banorëve....