Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, pedagogu: Do të mbahen brenda muajt Tetor

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, pedagogu: Do të mbahen brenda muajt Tetor

Në studion e emisionit Quo Vadis në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj, pedagogu Zylyftar Bregu tha se zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës do të mbahen brenda muajit Tetor. Ai nënvizoi se ka një afat në Kodin Zgjedhor, që nuk mund të bëhen zgjedhjet në dimër. Ndërkohë, deputeti dhe njëkohësisht nënkryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi tha se do të mbahen në një nga datat 15 Tetor deri më 15 Nëntor.  Pjesë nga biseda: Borakaj: Kur do të jenë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës? Bregu: Brenda tetorit. Ka dhe një afat në Kodin Zgjedhor, nuk mund të bëhen zgjedhjet në dimër, kështu që do të bëhen brenda tetorit. PD është përballë një sfide. Këlliçi: Nga data 15 tetor deri më 15 nëntor....