SHBA/ Alarm për bombë në selinë e demokratëve në Uashington, policia kryen kontrolle në ndërtesë

SHBA/ Alarm për bombë në selinë e demokratëve në Uashington, policia kryen kontrolle në ndërtesë

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara u vunë në alarm, pas një kërcënimi për bombë që u raportua në selinë qendrore të Partisë Demokratike (DNC) në Uashington. Forcat policore kryen kontrolle të hollësishme në ndërtesë, por nuk gjetën asnjë eksploziv. Një zëdhënës i Partisë Demokratike tha se kërcënimi u konsiderua i rremë nga Policia e Kapitolit. “Për të treguar kujdes maksimal, Policia e Kapitolit po kryen një kontroll të brendshëm të ndërtesës”, tha Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC), Ken Martin. “Dhuna politike në asnjë formë nuk ka vend në vendin tonë. Jemi mirënjohës ndaj Policisë së Kapitolit të SHBA-së dhe sigurisë së ndërtesës së DNC-së për reagimin e tyre të shpejtë dhe profesional”, shtoi ai. Më parë, një njoftim ishte lëshuar për stafin, duke i...