Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Qeveria ‘Rama 4’, e kapur nga krimi dhe Sorosi’/ Bardhi: Balluku mban nën presion edhe Ramën
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar kabinetin e ri të qeverisë “Rama 4”, duke e cilësuar atë si një strukturë të kapur nga krimi i organizuar dhe e influencuar drejtpërdrejt nga rrjeti ndërkombëtar i George Soros. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Bardhi tha se Belinda Balluku mban nën presion të vazhdueshëm vetë kryeministrin Edi Rama dhe Prokurorinë e Posaçme, përmes një grupi të fuqishëm kriminal që e mbështet. Bardhi paralajmëroi gjithashtu për një forcim të dukshëm të ndikimit të George Soros në përbërjen e re të kabinetit. Gazment Bardhi: Shikon një shtim të mbrojtjes ndaj Belinda Ballukut dhe grupit e klanit të saj kriminal që e mbështet dhe u provua edhe ajo që qarkun në...