Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Demokratë bashkojuni PS”, kryeministri e cilëson mision kombëtar anëtarësimin në BE: Opozitarët e aftë, të mirëpritur
Kryesocialisti Edi Rama duke shpalosur planet e qeverisjes për katërt vitet e ardhshme kërkoi përdorjen e 83 mandateve për krijimin e energjive për ta drejtuar Shqipërinë sikur socialistët të ishim në mandatin e parë. “Duke nxjerrë nga vetja, një vete të re. Nuk na mjafton një grup i ri parlamentar për të bërë ca ligje të reja, apo një qeveri e re për të bërë disa gjëra të reja. Na duhet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe ndaj sfidave të reja”, tha kryesocialisti. Edi Rama e quajti mision kombëtar bashkimin e plotë me Europën dhe për këtë vendosi të tijëve disa detyra. “Të mbyllim negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian në 27 muajt e ardhshëm, në fund të vitit 2027; të mundësojmë...