Suedia njofton 8.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Suedia njofton 8.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Qeveria suedeze njoftoi të enjten një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 8.6 miliardë dollarësh (rreth 7.33 miliardë euro) gjatë viteve 2026 dhe 2027. Dhe kjo ndihmë vjen ndërsa Kievi kërkon më shumë mbështetje nga aleatët e saj për t’iu kundërvënë pushtimit të Rusisë. “Kjo thekson natyrën e qëndrueshme të mbështetjes sonë për Kievin”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Pal Jonson në një konferencë për shtyp. “Në rast të një armëpushimi dhe madje edhe një marrëveshjeje paqeje, mbështetja ushtarake suedeze për Ukrainën do të mbetet e rëndësishme dhe do të vazhdojë pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje përfundimtare”, shtoi ai. Ndihma ushtarake do të rritet në 40 miliardë korona suedeze (4.27 miliardë dollarë) çdo vit për dy vitet e ardhshme. Ministria e Mbrojtjes...