Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ukraina sulmon luftanijen ruse në Detin e Zi
Ukraina ka sulmuar një luftanije të flotës së Rusisë në Detin e Zi. Këtë e konfirmon inteligjenca e Kievit që ka shpërndarë edhe pamje të aksionit. Sulmi, lexohet në një deklaratë, është kryer me një dron gjatë një operacioni të fshehtë afër portit të Novorosysk. Gjithmonë sipas inteligjencës, flota ruse ka vetëm 4 luftanije të këtij lloji dhe vlera e tyre është rreth 60 milionë dollarë. Përdorimi i tyre ka nisur nga viti 2015. Nga sulmi ukrainas, janë dëmtuar aparaturat e komunikimit, kontrollit dhe zbulimit të mjetit lundrues. Rusia, ndërkohë, ka bombarduar pa pushim Ukrainën. Në rajonin Sumy, një dron goditi një shkollë duke i vënë zjarrin. Bilanci më i rëndë i orëve të fundit është regjistruar në Donjeck, ku 2 persona mbetën të vrarë...