FBI publikon foton e personit më të kërkuar nga Amerika

FBI publikon foton e personit më të kërkuar nga Amerika

Bota E Enjte, 11 Shtator 2025 19:06 Vijojnë hetimet për vrasjen e konservatorit amerikan Charlie Kirk. FBI ka publikuar imazhet e një personi të dyshuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në identifikimin e tij. 31-vjeçari Kirk u qëllua për vdekje të mërkurën, gjatë një fjalimi në Utah. Një plumb e goditi në qafë. Pavarësisht ndërhyrjes së stafit dhe rojeve të sigurisë. Sipas FBI-së në Salt Lake City, personi i dyshuar i kapur nga kamerat mban kapele, syze dielli dhe një bluzë të zezë me mëngë të gjata. Agjentët federalë kërkuan që kushdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë në numrin 1-800-CALL-FBI.