Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hapen shkollat në Greqi, ndjeshëm më pak nxënës, mbyllen mbi 700 shkolla në vendin fqinj
Si çdo shtator, mijëra nxënës në të gjithë Greqinë kanë marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të Agjiasmosit ku një prifti bekon nxënësit, mësuesit dhe klasat për një vit të mbarë. Tingujt e kambanave dhe emocionet e fëmijëve shoqërojnë një ditë që simbolizon fillimin e dijes dhe shpresës. Por pas këtij fillimi festiv, shifrat tregojnë një realitet dramatik: 112 mijë nxënës më pak në shkollat fillore të vendit, krahasuar me disa vite më parë. Vetëm këtë vit janë 44 mijë fëmijë që futen në klasën e parë më pak se në vitin 2010. Ditët e fundit shumë media vendase u referohen faktit që në Greqinë e vitit 2025, bankat e shkollave boshatisen më shpejt sesa mbushen. Vetëm këtë vit, 714 shkolla në të gjithë vendin nuk...