U emërua ministre e Jashtme, reagon Spiropali: Integrimi në BE brenda vitit 2030, mision historik

U emërua ministre e Jashtme, reagon Spiropali: Integrimi në BE brenda vitit 2030, mision historik

Ka ardhur reagimi i parë nga Elisa Spiropali, e cila u emërua ministre e Jashtme, sot nga kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet se posti i saj i ri është nder dhe përgjegjësi, ndërsa shton se integrimi i Shqipërisë në BE brenda vitit 20230 është një mision historik. Spiropali shërbeu i kryetare e Kuvendit, ajo e mori zyrtarisht postin më 30 korrik të vitit 2024. “Drejt Shqipërisë 2030! Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik. Prestigji, forca...