Mbyll rrugëtimin në krye të MEPJ, ragon ministri Hasani: Ministria e Jashtme mbledh pluhura…

Mbyll rrugëtimin në krye të MEPJ, ragon ministri Hasani: Ministria e Jashtme mbledh pluhura…

Ish-ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me shkarkimin nga detyra si ministër, sot në mbledhjen e Asamblesë së PS-së dhe zëvendësimit të tij me Elisa Spiropalin. Rama e kritikoi në mbledhje drejtimin e ministrisë prej Hasanit në mënyrë indirekte duke thënë se kjo Ministri mbledh pluhura dhe punon në një orar tjetër, ndryshe nga ai i Shqipërisë. Ministria ka nevojë për ndryshim dhe përshpejtim të të bërit të punëve sipas Ramës, gjë të cilën e përmbush një njeri “që nuk i pushon goja” si Elisa Spiropali. Hasani, nga ana tjetër thekson se e ka kryer detyrën me bindjen se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e punëve në atë ministri ishte besimi te diplomacia bashkëpunuese, e përmbajtur dhe efikase. Reagimi i...