Rama propozoi Manastirliun për kryebashkiake, kë i vendos përballë Berisha nga partia e tij? Emri i fuqishëm

Rama propozoi Manastirliun për kryebashkiake, kë i vendos përballë Berisha nga partia e tij? Emri i fuqishëm

Pas propozimit të Edi Ramës për Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, vëmendja u përqendrua menjëherë tek përgjigjja e opozitës. Emri më i përfolur nga mbështetësit e PD-së është ai i mjekut Ilir Alimehmeti; por a do të jetë ai sfidanti kryesor i së majtës? I pyetur drejtpërdrejt nëse Alimehmeti do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk dha një konfirmim, por as e mohoi mundësinë. “A më shkon mua të avancoj pa një diskutim, por vetëm nga mendja ime. Nuk mund ta bëj”, u shpreh Berisha, duke lënë të hapur skenarin e një vendimmarrjeje kolegjiale në kampin blu. Ndërkohë, ai sulmoi ashpër zgjedhjen e Ramës, duke e cilësuar Manastirliun si “korba e Covid”, një referencë e drejtpërdrejtë ndaj menaxhimit...