Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shqetësim”/ Virozat po qarkullojnë ende në vend, reagon Tomini: Mos neglizhoni asnjë shenjë
Kryesisht problemet e rrugëve respiratore, por edhe një bashkëqarkullim virozash të ndryshme janë prezente në vendin tonë që prej gushtit sipas drejtoreshës së ISHP, Eugena Tomini. “Krahasimisht me vitet e tjera, gjithmonë gushti sjell raste në shtim të infeksioneve respiratore, për shkak edhe të lëvizjeve të turistëve e vizitorëve dhe shkujdesjes. Gjithashtu edhe Covid-i është i pranishëm gjatë gjithë vitit, gjithashtu shfaqje të infeksioneve respiratore kemi pasur edhe gjatë ditëve të para të shtatorit.”, tha ajo. Duke qenë se jemi në periudhën e vjeshtës, vaksinimi ka një rol të rëndësishëm për të minimizuar problemet serioze në shëndet, por edhe përhapjen e viruseve që janë në qarkullim. ISHP bën thirrje që të mos neglizhohet asnjë shenjë klinike nga qytetarët dhe t’i drejtohen specialistëve për të marrë...