Pakicat joserbe i kërkojnë Kushtetueses të hedhë poshtë ankesën e Listës Serbe

Pakicat joserbe i kërkojnë Kushtetueses të hedhë poshtë ankesën e Listës Serbe

Grupi multientik, që përbëhet nga deputetë të komuniteteve joshumicë joserbe, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të mos e marrë për bazë ankesën e Listës Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, u ankua në Kushtetuese për votimin ndaras të nënkryetarit serb. Elbert Krasniqi, përfaqësues i këtij grupi, në një konferencë për media, tha se ndarja e votimit e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë, është bërë në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën. “Kemi kërkuar nga Kushtetuesja që të mos marrë për bazë ankesën e Listës Serbe sepse kjo do të prishte balancën e respektimit të të drejtave të të gjitha komuniteteve joshumicë dhe përfaqësimit...