Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Polonia kërkon takim urgjent në OKB pas sulmit me dronë rusë, kufizon fluturimet në kufi me Bjellorusinë
                            Polonia pohoi se me kërkesë të saj, këshilli i sigurisë i OKB-së do të mbajë një takim urgjent. “Ne po tërheqim vëmendjen e botës ndaj këtij sulmi të paprecedentë me drone rus ndaj një anëtari të OKB-së, BE-së dhe NATO-s”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Radosław Sikorski i cituar nga The Guardian. Sikorski gjithashtu këmbënguli se sulmi ishte i qëllimshëm. “19 shkelje të hapësirës sonë ajrore, dhjetëra dronë të identifikuar, disa të rrëzuar, një aksion që zgjati 7 orë, praktikisht të gjithë natën – kështu zor se mund të themi që ishte një aksident, u shpreh zyrtari i lartë polak. Sikorski shtoi se vendi i tij ka marrë “një tsunami  deklaratash mbështetjeje nga aleatët, por ama ka nevojë që kjo të përkthehet në fakte”....