Operacioni antidrogë në Elbasan/ Gjykata jep masat e sigurisë për të arrestuarit, vetëm njëri prej tyre lihet i lirë

Operacioni antidrogë në Elbasan/ Gjykata jep masat e sigurisë për të arrestuarit, vetëm njëri prej tyre lihet i lirë

elbasan ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për 27 nga 30 personat e arrestuar në Elbasan pas operacionit të zhvilluar tre ditë më parë kundër shitjes së lëndëve narkotike. Mësohet se masa e sigurisë "arrest me burg" është lënë në fuqi për 17 persona, për 8 të tjerë është caktuar masa "arrest shtëpie". Një masë më e butë "detyrim paraqitje", është caktuar për 4 të tjerë pasi nuk është konstatuar rrezikshmëri e lartë sociale, ndërsa 1 person është lënë i lirë, pasi gjykata e vlerësoi si të paligjshëm ndalimin e tij. Siç u bë me dije më herët, personat e ndaluar nuk janë eksponentë të njohur të botës së krimit. Sipas hetimeve, të ndaluarit rezultojnë të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e...