Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Megaoperacioni i trafikut të drogës në Elbasan/ Jepen masat e sigurisë për 30 personat, vetëm njëri lihet e lirë
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka përfunduar shqyrtimin e kërkesave të Prokurorisë për vlerësimin e ndalimeve dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj 30 shtetasve, të ndaluar gjatë operacionit policor të koduar “First Day”. Të ndaluarit akuzohen kryesisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa ndaj disa prej tyre janë ngritur edhe akuza të tjera, si armëmbajtje pa leje dhe trafik mallrash kontrabandë. 17 persona janë lënë në “Arrest në burg”, për shkak të rrezikut të lartë të përsëritjes së veprës ose të pengimit të hetimeve. 8 persona janë lënë në “Arrest në shtëpi”, me detyrimin për të qëndruar të izoluar në banesë dhe në dispozicion të hetimeve. 4 persona janë lënë në “Detyrim për t’u paraqitur...