Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Do ta kandidojë Alimehmetin? Gara për Tiranën, Berisha: PD ka figura të shquara, por…
Teksa kryesocialisti Edi Rama propozoi Ogerta Manastirliun për drejtimin e Bashkisë Tiranë, është radha e të djathtëve të zgjedhin kandidatin e tyre. “Padiskutim kemi kandidatura, por do të dalë në bazë të procedurave. Mendoj së PD ka figura të shquara për t’ia paraqitur qytetarëve të Tiranës, që mishërojnë çdo vlerë përballë një personi që është simbol i zi për Tiranën dhe kombin. Nuk mund të ketë emër tjetër përveçse korba e Covid”, tha Berisha, I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, nëse do të zgjedhë Ilir Alimehmetin, Berisha tha: “A më shkon mua të avancoj pa një diskutim, por vetëm nga mendja ime. Nuk mund ta bëj”. Top Channel