Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sllovenia ia ndalon hyrjen Dodikut
Qeveria e Sllovenisë ia ka ndaluar hyrjen Millorad Dodikut. Arsyeja nuk është bërë e ditur, por është thënë se bëhet fjalë për një “sekret”. Këtë e ka bërë të ditur pas mbledhjes së ekzekutivit zëvendëskryeministri i Sllovenisë, Matej Arqon. Dodik, në fillim të gushtit, u dënua me vendim të formës së prerë me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve publike në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Christian Schmidt. Pas shpalljes së aktgjykimit të formës së prerë, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës ia hoqi atij mandatin e presidentit të entitetit të Republikës Sërpska. Që nga prilli, Dodikut i është ndaluar hyrja në Austri dhe Gjermani për shkak të...