Siguronin dhe shisnin drogë në Kuçovë, arrestohen 3 anëtarë

Siguronin dhe shisnin drogë në Kuçovë, arrestohen 3 anëtarë

Si rezultat i një hetimi 8-mujor, finalizohet operacioni policor i koduar “Prova”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste Cannabis në doza, në Kuçovë. Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Beratit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit Ll. N., 33 vjeç, L. M., 24 vjeç dhe D. D., 26 vjeç, të tre banues në Kuçovë. Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në Kuçovë, informoi sot policia.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.