Ristani uron Manastirliun: E bindur në fitoren e Partisë Socialiste për Tiranën

Ristani uron Manastirliun: E bindur në fitoren e Partisë Socialiste për Tiranën

Deklaratë e Kryetares së Komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani: Tirana është sfida dhe dashuria më e madhe e jetës sime profesionale. Për më shumë se dhjetë vite kam pasur nderin të shërbej për këtë qytet, duke dhënë më të mirën, e bindur se Tirana meriton më të mirën. Detyra ime si Kryetare e Deleguar ka ardhur në periudhën më të vështirë dhe më të pazakontë për Bashkinë e Tiranës dhe për qytetin. Në thellësinë e ndërgjegjes sime, kam bërë gjithçka që kam mundur, duke e ndier këtë përgjegjësi si një detyrim moral dhe qytetar: me vendosmërinë për të mos çbërë asnjë milimetër nga progresi i arritur gjatë këtyre dhjetë viteve. Transformimi i madh që Tirana ka përjetuar është fryt i vizionit dhe i punës...