Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Bota E Enjte, 11 Shtator 2025 15:34 Parlamenti i Francës ka rekomanduar ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç dhe vendosjen e një “ore policore digjitale” për të rinjtë nga 15 deri në 18 vjeç, me qëllim frenuar ndikimet negative të platformave mbi shëndetin e tyre. Raporti, i bazuar në hetime të kryera ndaj platformave sociale si TikTok, sugjeron se përdorimi i hershëm i rrjeteve mund të shkaktojë çrregullime të gjumit, probleme me vetëvlerësimin dhe varësi digjitale. Për adoleshentët, rrjetet sociale do të bëhen të paqasshme nga ora 22:00 deri në 08:00. Shtatë familje kishin paditur TikTok në Francë duke akuzuar platformën për ekspozim të fëmijëve ndaj përmbajtjeve që mund të nxisin vetëvrasjen. Kompania pohoi se ka hequr 98% të përmbajtjeve problematike, por...